Politika e privatësisë
Si i mbledh, i përdor dhe i mbron pak.al të dhënat tuaja personale.
Përditësuar më 25 tetor 2026.
1. Kush jemi
Kontrolluesi i të dhënave: Erik Halilaj, NIPT M31614022U, Rruga “Ali Demi”, Njësia Administrative Nr. 1, Tiranë. Për çdo pyetje ose kërkesë: hello@pak.al, +355 68 200 3737.
2. Çfarë të dhënash përdorim
- Llogaria: emri, emaili, telefoni, fjalëkalimi (i ruajtur vetëm i koduar).
- Hyrja me Google (nëse e zgjidhni): nga Google marrim vetëm emrin, mbiemrin dhe email-in e verifikuar. Fjalëkalimi juaj i Google nuk vjen kurrë te pak.al.
- Porositë: adresat dhe pika në hartë, produktet, shumat, mënyra e pagesës, kërkesat për kthim dhe fotot që na dërgoni. Të dhënat e kartës i përpunon ofruesi i pagesave me kartë — nuk kalojnë në pak.al.
- Kërkimi me foto: kur zgjidhni këtë funksion, fotoja përpunohet përkohësisht në server për krahasim me fotot e katalogut. Nuk ruhet në llogarinë tuaj apo në katalog dhe nuk i dërgohet një shërbimi të jashtëm të inteligjencës artificiale.
- Vendndodhja automatike: vetëm kur shtypni “Gjej vendndodhjen time” dhe jepni lejen e shfletuesit, përdorim koordinatat për pin-in dhe plotësimin e adresës. Koordinatat i dërgohen shërbimit Photon të Komoot, me të dhëna OpenStreetMap; nuk dërgojmë emrin, email-in, telefonin ose shportën. Rezultati mbahet përkohësisht në memorien e serverit deri në 10 minuta. Mund të përdorni gjithmonë adresën manuale.
- Teknike: adresa IP, shfletuesi dhe regjistrat e sigurisë.
3. Pse dhe mbi çfarë baze
- Për të kryer porosinë (dërgesa, pagesa, kthimet, garancia, shërbimi ndaj klientit) — zbatimi i kontratës.
- Faturat dhe kontabiliteti — detyrim ligjor.
- Siguria (mbrojtja nga mashtrimi dhe abuzimi, verifikimi kundër robotëve) — interes i ligjshëm.
- Komisioni i ambasadorëve për produktet e caktuara që reklamojnë — ambasadori sheh vetëm numra dhe shuma, kurrë emrin apo adresën tuaj.
- Marketing: nuk ju dërgojmë email ose SMS reklamash pa pëlqimin tuaj të shprehur. Nuk bëjmë profilizim për reklama dhe nuk marrim vendime të automatizuara me efekte për ju.
4. Kush i sheh
- Partneri i dërgesës sheh adresën dhe telefonin vetëm pasi pranon porosinë tuaj dhe e humb qasjen pas mbylljes së saj; çdo hapje regjistrohet. Njoftimet në Telegram për partnerët e dërgesave përmbajnë vetëm zonën dhe shumat.
- Furnitorët shohin vetëm produktet që merren tek ata, pa të dhënat tuaja.
- Ofruesit që punojnë për ne, me kontratë dhe vetëm për këtë qëllim: serveri (OVHcloud, qendër të dhënash në Londër), Cloudflare (rrjeti, siguria dhe ruajtja e fotove), ofruesi i pagesave me kartë, ofruesi i dërgimit të email-eve dhe harta (OpenFreeMap).
- Autoritetet, vetëm kur ligji e kërkon.
Kur të dhënat përpunohen jashtë Shqipërisë (p.sh. serveri në Mbretërinë e Bashkuar, rrjeti i Cloudflare), kjo bëhet vetëm me masat mbrojtëse që kërkon ligji. Nuk i shesim kurrë të dhënat tuaja.
5. Sa kohë i ruajmë
- Faturat dhe dokumentet kontabël të porosive: 10 vjet, siç kërkon ligji për kontabilitetin.
- Llogaria dhe adresat: sa kohë e keni llogarinë. Me kërkesën tuaj i fshijmë ose i anonimizojmë brenda 30 ditëve, përveç të dhënave që ligji na detyron t'i ruajmë.
- Kërkesat për kthim dhe fotot: sa kohë nevojiten për kthimin ose garancinë.
- Regjistrat e sigurisë: vetëm sa kohë nevojiten për sigurinë dhe hetimin e incidenteve.
6. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat, korrigjimin, fshirjen, kufizimin e përpunimit, transferimin e tyre (portabilitet), të kundërshtoni përpunimin dhe të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Shkruani në hello@pak.al: përgjigjemi falas brenda 30 ditëve (në raste të ndërlikuara, deri në 60 ditë, duke ju njoftuar). Keni të drejtë të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al).
7. Siguria
Lidhje e koduar (HTTPS), fjalëkalime të koduara, verifikim me dy hapa për administratorët, qasje sipas rolit dhe kopje rezervë të koduara.
8. Cookies
Shihni Politikën e cookies.